Pyetje të shpeshta
Jeni agjenci e re. Pse t'ju besoj?
Po, jemi të rinj dhe e themi hapur. Prandaj 14 ditët e para janë pa rrezik, llogaritë mbeten në emrin tënd dhe mund të paguash muaj pas muaji. Shembujt në këtë faqe janë ilustrime, jo klientë.
Pse të paguaj 250 € kur nipi im mund të postojë falas?
Postimi është pjesa e lehtë. Ne bëjmë planin, tekstet, videot dhe reklamat, dhe matim sa mesazhe e telefonata sjellin. 250 € në muaj janë rreth 8 € në ditë.
Sa kohë më merr mua?
Pak. Na dërgon disa foto ose video me telefon dhe miraton planin e muajit. Pjesën tjetër e bëjmë ne.
A më duhet të dal vetë në video?
Jo, nëse nuk do. Mund të tregojmë punën, produktet dhe ambientin tënd. Nëse do të dalësh, të ndihmojmë me atë që do të thuash.
Si e di që vijnë klientë realë, jo vetëm pëlqime?
Matim mesazhet, telefonatat dhe kërkesat për rezervim, jo vetëm ndjekësit. I sheh të gjitha në raportin mujor.
Nuk kam foto apo video. Problem?
Jo. Të themi saktësisht çfarë të filmosh me telefon dhe ne bëjmë pjesën tjetër: montazh, grafika dhe tekste.
Sa shpejt shoh rezultate?
Reklamat zakonisht sjellin mesazhet e para që në javët e para. Rritja organike kërkon 2–3 muaj punë të rregullt. Nuk premtojmë numra që nuk i kontrollojmë.
Kujt i përkasin llogaritë?
Ty. Çdo profil dhe llogari reklamash krijohet në emrin tënd. Nëse ndalojmë bashkëpunimin, gjithçka mbetet e jotja.
Ku punoni?
Kemi bazën në Tiranë. Takimet personalisht i bëjmë në Shqipëri; me biznese jashtë vendit punojmë online, kudo që ndodhen.